BE me sanksione të reja për Korenë Veriore

Bashkimi Evropian i ka zgjeruar sanksionet ndaj Koresë Veriore, për shkak të programit bërthamor dhe provave të kryere bërthamore.

BE-ja kumtoi se është rritur ndalesa për investime nga Unioni, duke përfshirë edhe në industrinë për armë konvencionale, si dhe në industrinë ajrore-kozmike. Ndalesa vlen edhe për dhënie të shërbimeve kompjuterike, si dhe për dhënie të shërbimeve në industrinë kimike, të minierave dhe industrinë përpunuese, transmeton MIA.

Sanksionet kanë të bëjnë edhe me ndalesën për udhëtime dhe bllokim të llogarive bankare të edhe katër personave. Sanksionet e këtilla deri më tani janë shqiptuar për 41 persona.

Akoma nuk ka informacione për identitetin e katër personave, në të cilat kanë të bëjnë sanksionet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button