Videoja e plotë me momentet e fundit të jetës së Kudret Kumes (Video)

Mediat greke kanë publikuar një video, që tregon në të vërtet cfarë i ka ndodhur Ilia Karelit në burgun e Nigiritas. 

Pamjet shokuese që vërtetojnë torturat çnjerëzore që janë ushtruar mbi të burgosurin shqiptar Ilia Kareli. Kathimerini publiklon një video 5 minuta, ku duket trupi gjithë hematoma nga dhuna e madhe dhe pëllëmba e dorës e djegur.

Pas torturave Ilia Kareli dërgohet në qelinë, ngjitur me dhomën e frigoriferit ku dhe u la të vdiste. Pamjet janë siguruar nga një material filmik prej 20 orësh që janë regjistruar nga kamerat e sigurisë së burgut të Nigritas. 

Kamerat ishin vendosur në pozicione të ndryshme. Njëra në oborr, në momentin kur makina e policisë sjell të burgosurin në burg. E dyta në hyrjen qendrore të burgut në korridorin pikërisht jashtë dhomës së frigoriferit. Dhe e fundit brenda në qelinë ku Ilia Kareli vdiq pas torturave që zgjatën 2 orë./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button