Dyluftim Smalling-Ribery, e pëson Moyes (Video)

Hallet për David Moyes nuk marrin kurrë fund këtë sezon. Përveçse eleminimit nga Champions League tekniku i “Djajve të Kuq” duhet të duronte edhe një top që iu përplas fuqishëm në stomach.

Në minutën e 34 të ndeshjes Bayern Munchen-Manchester United, kur rezultati ishte ende 0-0 tekniku skocez mori një top në stomak pas një karamboli mes mbrojtësit Chris Smalling dhe Franck Ribery.

Edhe pse goditja u duk e fort Moyes nuk e dha veten, por u mjaftua vetëm me një lëkundje të vogël.

Lajme të ngjashme

Back to top button