fbpx

Teuta Arifi: Saga njëzetvjeçare e ujit të pijshëm mbyllet përfundimisht

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi bashkë me Ministrin e Ambientit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinor, Bashkim Ameti, sot kanë bërë pranim dorëzimin teknik të tubacionit të ujësjëllësit.

“Me ketë hap bëhet përfundimisht përmbyllja e një çështje kruciale për qytetarët e Tetovës, siç është uji i pijshëm. Përmbyllja e këtij projekti ofron një zgjidhje afatgjate për qytetarët e Tetovës. Saga njëzetvjeçare  e ujit të pijshëm mbyllet përfundimisht, me rrumbullaksimin e ndërtimit të stacionit të filtrimit i cili shkon drejtë fazës përfundimtare.” tha Arifi.

E pyetur nga gazetarët për vlerën që kap ky projekt, Kryetarja Arifi ritheksoi që me një menaxhim të përgjegjshëm të financave të Komunës dhe me një vullnet të palëkundur për ti dhënë zgjidhje problemit, kjo çështje rrumbullaksohet me një kosto totale që kap vlerën e 4 milion eurove.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button