Nga Telekom nuk zbulojnë se a ka shfrytëzuar Gruevski linjë telefonike si person VIP

Deputeti i  LSDM-së, Pavle Bogoevski në Kuvend  e akuzoi liderin e VMRO-DPMNE-së se në prill ka harxhuar për llogari telefonike në roaming prej rreth 3.000 eurosh në kurriz të qytetarëve. Nga ana tjetër, jo Gruevski por partia e tij, VMRO-DPMNE e ka mbrojtur atë duke thënë se Gruevski nuk ka telefon që e paguan Qeveria, shkruan Fokus.mk, njofton Portalb.mk.

Andaj, pyetja është drejtuar deri te kompania e telekomunikimit Telekomi i Maqedonisë,  se a shfrytëzon linjë speciale për harxhime në Telekomin e Maqedonisë si person vip ish kryeministri, duke pasur parasysh praktikën e kompanisë që tu ndajë linja të tilla personave të njohur nga sfera të ndryshme.

“Në drejtim të respektimit të rregullave për besueshmëri me ligjin e mbrojtjes së të dhënave personale dhe ligjin për komunikime elektronike, kurse duke pasur parasysh këtë bëhet fjalë për të dhëna të besueshme, nuk mund të zbulojmë informata për shfrytëzuesit tanë”, thonë nga Telekomi i Maqedonisë.

LEXO: Bogoevski: Gruevski ka harxhuar mbi 3 mijë euro për telefon në kurriz të qytetarëve, derisa ka qenë në Maltë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button