Mediat dhe shoqatat proVMRO-së frikësojnë me “brigada kombëtare”

Mediat të cilat haptasi përkrahin VMRO-DPMNE-në kanë filluar të publikojnë lajme në të cilën përdoret gjuhë e luftës, njofton Portalb.mk.

Ashtu “Republika”, “kuptoi se qytetarët me vetiniciativë tashmë janë organizuar dhe bëhen lista për mobilizim të shpejtë”.

Në shkrim vërtetohet se “qytetarët me vetiniciativë formojnë grupe të cilët në situatë të tillë për kohë të shkurtër do të tubohen dhe do të reagojnë ndaj secilës mënyrë të mundshme dhe me çfarëdo lloj mjeti”. Sipas shkrimit, “praktikisht ata do të jenë mbrojtësit e shtetit dhe institucioneve në rast se Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë do të dëshirojë të përdor periudhën para festës që në mënyrë të dhunshme të uzurpojë institucionet”.

Njëkohësisht, iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët” në murin e saj në fejsbuk ka publikuar “shpallje të jashtëzakonshme” dhe i fton qytetarët: “Të jeni gati, po vje koha për fitore përfundimtare”, kurse deputetëve ju rekomandojnë “populli ju uli në karriget e deputetëve, populli do ju largojë”.

Kjo ka ndodhur kur LSDM në seancën e sotme të Kuvendit ka kërkuar që me mbështetje të 10 deputetëve të kalohet në pikën e katërt, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button