Roberti flet për djalin e Tunës dhe Patrisit, dhe se vëllai i tij ka dy fëmijë të tjerë (Foto)

I ftuar në emisionin e pasdites së Rudina Magjistarit, Robert Berisha ka folu për jetën e tij personale, martesën me Norën , por edhe për nipin e tij që do të vijë në jetë, fëmijën e Tunës dhe vëllait të tij Patris.
Roberti zbuloi se fëmija i tyre do të vijë shumë shpejt në jetë duke i dhënë familjes së madhe Berisha gëzimin e madh të një trashëgimtari. “Tuna nuk ka lindur akoma, besoj duhet edhe një muaj. Është një ndjesi e mirë, por nuk po bëhem për herë të parë xhaxha sepse vëllai tjetër i ka dy vajza. Megjithatë, Tuna e ka djalë dhe ai do të jetë një Berishë i vogël”, – tregon Roberti, i lumtur që në një familje djemsh, pas tri vajzave, dy vajzave të Platorit dhe vajzës së tij Renee, do të vijë një trashëgimtar. Ai ka prezantuar në një farë mënyre për herë të parë vëllain tjetër, Platorin.

Të tre vëllezërit kanë një pasion të madh për muzikën, edhe pse Platori nuk është kaq i njohur për publikun shqiptar sa dy djemtë e tjerë Berisha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button