Arifi: Realizuam objektivat, problem mbetet furnizimi me uji

Një vit nga qeverisja me komunën e Tetovës, kryetarja Teuta Arifi, ka prezantuar sot rrjedhën e deri tanishme të punës në komunë.

Ajo vlerëson se i ka përmbushur objektivat, gjatë kësaj periudhe të qeverisjes. “Disa nga këto objektiva të realizuara kanë qenë të dukshme për syrin e publikut ndërsa disa jo”, tha Teuta Arifi

“Të vetëdijshëm për gjendjen  e rëndë  të infrastrukturës  rrugore ku me dekada pak ose aspak nuk është intervenuar  në vitin  më të rëndë financiar 2013 janë arnuar 80 % të gropave të rrugëve të qytetit të Tetovës, kemi rindërtuar  edhe asfaltuar duke u përmbajtur në standardet më të larta të cilësisë bulevardit Iliria, hoqëm trasat e lokaleve dhe çliruam hapësirat  publike përreth për tua kthyer qytetarëve trotuaret  dhe hapësirat e gjelbërta  në dy anët e bulevardit” tha Teuta Arifi.

Arifi gjithashtu tha se  “duke pasur parasysh  numrin e përgjithshëm  të 394 subjekteve  ndaj të cilëve Komuna e Tetovës paraqitej si borxhli, si rezultat  i borxheve të trashëguara , arritëm që përmes marrëveshjeve kontraktuese të paguajmë 102 e734 344 denar duke zvogëluar  borxhin për 31 %, poshtua  në nivel vjetor të hyrat  tatimore të komunës u rriten për 11%”. 

Një e arritur e veçantë konsiderohet edhe larja e borxheve ndaj Ndërmarrjes Publike Komunale.

Arifi konstatoi se akoma problem kryesor i qytetit të Tetovës mbetet  uji, duke than se “ ky projekt tani gjendet në  buxhetin qeveritar 2014-2015 ndërsa ne kemi siguruar  1 milion e 600 mijë denar  nga banka evropiane për investim për rregullimin stacionit filtrues , ndërsa  në buxhetin e vitit 2014 kemi paraparë 17 milion e 800 mijë denarë për përpunimin e planit gjeneral urbanistik dhe planeve detale urbanistike për zgjidhjen e kaosit urbanistik dhe për ti dhen formë, përmbajtje dhe identitetin  e vet urban, qytetit. 

 Arifi në fund tha se “ është më se e sigurt që edhe problemet më të mëdha  janë të zgjidhshme  dhe se punët e këtij institucioni asnjëherë  nuk do të kenë fund prandaj uroj që angazhimi drejt zhvillimit dhe modernizimit të Tetovës të vazhdoj me dinamikë të njetë me qëllim që vitin e ardhshme  të prezantojmë rezultat më të mëdha dhe të arrijmë objektivat tona në drejtim të zhvillimit tan  më tej kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi.

Lajme të ngjashme

Back to top button