Twitter me ueb faqe të re për mobilë që punon shumë më shpejt se i tanishmi

Twitter do të lansojë një ueb faqe të re të quajtur Twitter Lite, e cila do të jetë në dispozicion për të gjithë botën, por është i ndërtuar për tregjet si India ku shumica e njerëzve ende përdorin internet të dobët, si lidhjen 2G e smartfonë të lirë, transmeton koha.net, përcjell Portalb.mk.

Kjo ueb faqe, Twitter Lite përdor më pak të dhëna, dhe do të punojë 30 për qind më shpejtë se sa ueb faqja e plot e Twitter, dhe mund të punoj me internet shumë më të dobët.

Twitter Lite do të jetë në dispozicion në të gjithë botën, por ky shërbim është i bërë për tregje si në Indi, shtetet afrikane, Amerikën Latine ku shumica e njerëzve ende përdorin internet të dobët 2G e smartfonë të lirë me Android, transmeton koha.net.

Sipas të dhënave nga Counterpoint Research, afër 900 milionë njerëz të 1.1 miliardë njerëzve që përdorin internetin mobil në Indi ende përdorin lidhjen 2G.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button