PRSD: Shkatërrimi i shoqërisë maqedonase është rruga më e shkurtër për ikjen e Gruevskit

Partia e Re Socialdemokrate e Maqedonisë nëpërmjet një kumtese thotë se shkatërrimi i shoqërisë maqedonase dhe nxitja e tensioneve ndëretnike janë rruga më e shkurtër e Gruevskit për ikje nga përgjegjësia dhe institucionet e rendit, njofton Portalb.mk.

“Nëse shkatërrimi i shtetit ka qenë rruga më e shkurtër për pasurimin e Gruevskit dhe për familjen e tij, tash shkatërrimi i shoqërisë maqedonase dhe nxitja e tensioneve ndëretnike janë rruga e tij më e shkurtër për ikje nga përgjegjësia dhe institucionet e rendit.  Ky është qëllimi i tij për realizimin e të cilit është i përgatitur të paguajë me sulme ndëretnike. Gruevski përpiqet që të fsheh dhe mbush me teza se “zgjidhja është në duart e popullit”,  gjegjësisht tek ata të cilët për momentin janë të detyruar dhe të kërcënuar të protestojnë nëpër rrugë”, thuhet në kumtesën e PRSD-së

Ata gjithashtu shtojnë se populli është deklaruar për ndryshime më 11 dhjetor të 2016-tës.

“Të na shohin sa jemi, mund të mblidhemi edhe më shumë”, është fjalimi i të kërcënuarve dhe të nënshtruarve të cilët mundohen të ikin nga kryesia e VMRO-DPMNE-së nga rezultati i zgjedhjeve, kur shumica e qytetarëve qartë dhe pa mëdyshje janë deklaruar për rikthimin e demokracisë. Në momentet e bllokimit të protestave të vendosjes së qeverisë demokratike dhe të qetë në pushtet, thirrja e popullit dhe lënia e vendimeve në duart e tyre, dhe përkundër saj injorimi i  vendimit të popullit më 11 dhjetor, vetëm vërteton se atë që e ka propozuar njeriu i parë i BE-së, Tusk se zgjidhja e krizës duhet të bazohet në proceset demokratike, demokracinë parlamentare dhe “logjikën e shëndoshë” është diçka që nuk përputhet me kapacitetet dhe projeksionet e VMRO-DPMNE-së”, thuhet mes të tjerash në  kumtesën e PRSD-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button