VMRO-DPMNE: Dalje nga kriza politike është “Manifesti”

“LSDM-ja dëshiron të zbatojë skenar të dhunshëm për marrjen e pushtetit, por kjo nuk do të kalojë”, kumtojnë nga VMRO-DPMNE dhe theksojnë se “dalje nga kriza politike është Manifesti për Maqedoni të vetme”.

Sipas partisë, “bëhet gjithnjë e më e dukshme se me LSDM nuk mund të arrihet asnjë marrëveshje, e cila nuk do të ishte në dëm të shtetit dhe se thurin plane si në mënyrë jodemokratike të fillojnë ta zbatojnë platformën e Tiranës”.

Nga VMRO theksojnë se fillimisht “LSDM-ja refuzon të heq dorë nga platforma e Tiranës, elementet e së cilës çojnë drejtë shkatërrimit të shtetit, pastaj LSDM-ja heshti edhe për paralajmërimet e MPJ-së së Shqipërisë se pikërisht ato elemente duhet të vendosen në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, ndërsa tani LSDM-ja haptas thotë se ka plan si edhe me forcë ta realizojë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button