Persona të maskuar grabitin një shtëpi në Gostivar

Dy persona të maskuar të mërkurën kanë hyrë në një shtëpi në Gostivar, i kanë sulmuar personat që kanë gjetur në shtëpi dhe kanë marr para, stoli ari he sende të tjera me vlerë prej 30 mijë eurove, njoftojnë nga ministria e punëve të brendshme.

Personat kanë hyrë me armë në shtëpinë e cila gjendet në rrugën “Benjeshnica” në Gostivar dhe kanë sulmuar XH.R (69), gruan e tij M.R (63), dhe nusen S.U (23).
 
Policia ka ndërmarrë masa për zbulimin e personave.

Lajme të ngjashme

Back to top button