Kolumbi, shkon në 293 numri i viktimave nga përmbytjet

Presidenti i Kolumbisë Juan Manuel Santos deklaroi se gjatë përmbytjeve në qytetin Mocoa në zonën kufitare Putumayo deri tani kanë humbur jetën 293 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

“Fatkeqësisht, numri i personave që kanë humur jetën po rritet. Numri i të pësuarve për vdekje arrin në 293, ndërsa 195 kufoma u janë dorëzuar familjeve”, tha Santos, i cili shtoi se gjatë përmbytjeve janë lënduar 332 persona, ndërsa 119 janë në lëshuar në kurim shtëpiak.

Santos tha se janë gjetur 34 trupat e pajetë të 467 personave të zhdukur, ndërsa 119 janë shpëtuar.

Presidenti kolumbian përmes rrjetit social falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për ndihmën e ofruar.

Rrugët në Putumay janë mbyllur për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe rrëshqitjes së dheut që në masë shtesë vështirëson aksionin e shpëtimit të njerëzve.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar edhe daljen nga shtrati të lumit Mocoa dhe Sancoyaco, ndërsa rrëshqitjet u paraqitën të shtunën, për shkak të cilës disa vendbanime në qytetin Mocoa janë zhdukur. Në qytetin që është qendër e krahinës Putumayo në kufi me Ekuadorin dhe Perunë jetojnë 45 mijë banorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button