Sarajeva shënon dy data të rëndësishme të historisë së saj

Me nderime dhe me vendosjen e luleve para monumentit të viktimave të Luftës së Dytë Botërore, këtë mëngjes në Sarajevë filloi shënimi i 6 prillit, Dita e Sarajevës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në qendër të qytetit u mblodhën një numër delegacionesh dhe qytetarë të cilët kishin dalur për të përkujtuar dy data shumë të rëndësishme të historisë së Sarajevës 6 prill 1945 dhe 1992.

Para 72 vitesh Sarajeva u çlirua nga pushtimi fashist në Luftën e Dytë Botërore. Dekada më vonë, më 6 prill, 1992 filloi rrethimi i saj, i cili zgjati 1.425 ditë dhe është një nga më të gjatat në historinë e luftës moderne, gjatë të cilit jetën humbën 10.514 njerëz, prej të cilëve 1.601 fëmijë.

Nga delegacioni i qytetit të Sarajevës ishin kryetari Abdullah Skaka, zëvendësit e tij Ivica Shariç dhe Milan Triviç, Igor Gavriç, kryetari i Këshillit Bashkiak, dhe shumë të tjerë.

Me rastin e shënimit të Ditës së Sarajevës është planifikuar që të vendosen lule dhe të nderohen dëshmorët dhe të rënit në varrezat e Dëshmorëve “Kovaçi”, memoriali i fëmijëve të vrarë 1992-1995 dhe aktivitete të tjera.
Në orët e mbrëmjes programi do të përmbyllet në sallën e Këshillit të qytetit, me fillim nga ora 19.30 ku do të mbahet seancë formale në të cilën do të ndahen çmime. Në seancë do të ndahet “Çmimi i gjashtë të prillit”, e cila i ndahet individëve të shquar, grupeve dhe kolektivave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button