LSDM: Qytetarët nuk do të pësojnë për shkak të krimeve të Gruevskit dhe Mijallkovit

Qytetarët nuk do të jetojnë në një shtet binacional dhe të izoluar për shkak se udhëheqësia kriminale e VMRO-DPMNE-së nuk dëshiron të përballen me përgjegjësi, thonë nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), njofton Portalb.mk.

Nga kjo parti shtojnë se VMRO-DPMNE-ja, Gruevski dhe Ivanov nuk kanë të drejtë ta dërgojnë shtetin drejt izolimit që t’i mbrojnë veprat e tyre kriminale.

“Asnjë platformë kriminale e naftës nuk do të jetë pengesë për realizimin e vullnetit të shumicës. Porositë e fundit të deputetëve, përfaqësuesve dhe institucioneve të Bashkimit Evropian, raportet e fundit të organizatave ndërkombëtare dhe mediave sikurse e “Fridom Haus” dhe “Ekonomist” qartë kërkojnë zhbllokim të shpejtë të proceseve dhe parimeve demokratike. Secila pengesë e proceseve demokratike nënkupton dënim për vlerat demokratike dhe e dërgon Maqedoninë në izolim të mëtejm nga bota demokratike”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button