Ylli i Premier Ligës arrestohet për rrahjen e gruas

Sulmuesi i Leicester Cityt, Ahmed Musa është arrestuar me dyshimin se ka sulmuar gruan e tij.

Nigeriani 24-vjeçar është intervistuar nga policia në shtëpinë e tij në Leicestershire, pak orë pasi ekipi i tij fitoi 2 me 0 ndaj Sunderlandit.

Policia ka pranuar një ankesë kundër lojtarit, i cili i ka kushtuar kampionit anglez 16.6 milionë funte.

Ish-lojtari i CSKA Moskës nuk ishte në shtëpi në momentin e ardhjes së policisë, por ai u arrestua në orën 1 të mëngjesit kur ai u kthye.

Musa ishte marrë në pyetje për rrahjen e gruas Jamila dhe u lirua pa asnjë akuzë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button