Jonuzi: Biografia ime është përgjigje më e mirë ndaj reagimeve përçarëse

Bartësi i listës i PDSH-së në Strugë Zija Jonuzi ka thënë se biografia e tij është përgjigje më e mirë ndaj reagimeve të deritanishme në parti.

Rikujtojmë se mu kandidatura e tij ishte shkas për përçarje në këtë njësi zgjedhore, gjë e cila shkaktoi pakënaqësi të mëdha në degën e Strugës dhe të bojkotojë Konventën e partisë në Tetovë, duke mos qenë pjesëmarrës as kreu aktual i Strugës Zijadin Sela. 

“Dua të njoftoj opinionin se unë Zija Jonuzi, kam qenë pretendent të jem në listën për deputet gjatë zgjedhjeve parlamentare 2014 dhe për këtë kam aplikuar në nëndegën e Ladorishtit, ku kam fituar votat në mënyrë absolute pas një debate të gjerë. 

Gjithashtu, në Kuvendin e degës në Strugë, kam fituar numrin e nevojshëm të votave dhe si rezultat i kësaj Kuvendi i degës së Strugës emrin tim ia propozoi Kuvendit qendror. 

Në mbledhjen e këtij organi partiak mora besimin që unë të jem bartës liste në Njësinë zgjedhore numër 5, nga kjo shihet qartë se unë i kam kaluar të gjitha procedurat partiake për të fituar kandidaturën. 

Vlen për të theksuar se unë si person gjatë gjithë cikleve zgjedhore pa marr parasysh a jam pajtuar apo jo më ndonjë kandidaturë pasi janë zbatuar procedurat unë i kam mbështetur plotësisht”, pohon Jonuzi për mediat. Jonuzi me profesion është jurist i diplomuar. 

Prej vitit 2000 deri 2002 ka qenë këshilltar komunal i PDSH-së, ndërsa prej vitit 2003 deri 2005 ka ushtruar detyrën e drejtorit të N.P.Komunale-Strugë si kuadër i PDSH-së. 

Pastaj, prej vitit 2006 deri më 2008 ka drejtuar degën e PDSH-së në Strugë, ndërsa 2006 deri 2008 ka ushtruar detyrën e drejtorit të Postës në Ohër. Gjatë periudhës 2006 deri 2008 kur PDSH ishte pjesë e pushtetit qendror ai ka qenë kryetar dege e kësaj partie.

Lajme të ngjashme

Back to top button