Deari përmirësohet në renditje

Falë paraqitjeve të mira në turnet në Egjipt, tenisti Shëndrit Deari ka arritur progres na listën më të re të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit. Për dallim prej tenistes Lina Gjorqevska, (pozita e 520), Dimitar Grabul (512) dhe Tomisllav Jotovski (794), Shëndrit Deari ka arritur rritje më të madhe. Respektivisht tenisti nga Gostivari arriti të depërtojë 119 pozita dhe në listën më të re të renditet në vendin e 1.131. 

Na ana tjetër, ‘Diti’ do të jetë përfaqësuesi i vetëm nga Maqedonia, i cili do të merë pjesë këtë javë turneun e radhës në Egjipt. Ndryshe, ka disa javë që Deari po qëndron në Sharm el Sheik, ku me sukses ka kaluar kualifikimet dhe pritet të merë pjesë në turneun kryesor. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button