Grubi: BDI nuk kërkon ndryshim të flamurit dhe stemës së Maqedonisë

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, në emisionin “Top Tema” tha se partia e tij nuk është për federalizim, kantonizim ose për ndarje të Maqedonisë, por se duan që Maqedonia të jetë e plotë dhe e respektojnë karakterin unitar dhe rendin kushtetues, njofton Portalb.mk.

Në lidhje me simbolet, Grubi tha se BDI nuk kërkon të ndryshohet flamuri dhe stema, por vlerëson se në himnin dhe stemën, shqiptarët nuk janë të përfaqësuar dhe kërkojnë debat për atë.

Për këtë, deputeti i LSDM-së, Damjan Mançevski tha se debatin askush nuk mund ta ndalojë, por se ai dhe LSDM janë kundër ndryshimit të çfarëdo simboli të shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button