Korea e Jugut ka një Gigi Hadid të dytë (FOTO)

Nëse nuk e njihni emrin Lee Sung-Kyung, atëherë nuk jeni të vetmet, specifikisht nëse jetoni në Europë ose Amerikë. Por në Korenë e Jugut, 26-vjeçarja është një personazh shumë i njohur i ekranit dhe mediave sociale me 5.5 milion ndjekës në Instagram.

Për ta parë në një perspektivë tjetër, në një vend me 50 milion banorë, më shumë se 10% e tyre janë admirues të koreanes e cila duket se u ka marrë vëmendjen me stilin dhe hiret e saj. Kjo e bën atë proporcionalisht në të njëjtin nivel me modelen Gigi Hadid dhe ndjekësit e saj në Amerikë.

Historia e Lee është si ajo e një hiruesheje.  Në 2014-ën, drejtori kreativ Kim Kyu-tae po vendoste për kastin e ri të aktorëve që do të merrnin pjesë në serialin e tij të ri televiziv “Its Okay That’s love”, në kërkim të një fytyre të re e të freskët për një nga rolet e lira.

Lee ishte një modele e suksesshme asokohe, dhe vajza adoleshente e drejtorit ishte një fanse e Lee në instagram. Fati donte që vajza të bëhej ndërmjetësja e të atit me modelen nëpërmjet instagramit dhe ai ja dha rolin që në atë moment!

Më pas, në 2016-ën pas suksesit të filmit të parë, ajo shenjoi edhe suksese të tjera të mëdha si roli në ” Weightlifting Fairy Kim Bok Joo” e cila mori edhe disa çmime në MBC Drama Awards, versioni korean i çmimeve Emmy.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button