Elina Duni vjen me projektin e saj në nëntë gjuhë (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare e cila jeton në Zvicër, Elina Duni ka njoftuar në rrjetin e saj në “Facebook” se ka lansuar projektin e saj solo ‘Partir’, raporton albinfo.ch.

Projekti i saj i ri që në gjuhën shqipe do të thotë nisje është e pasur me kolazhe muzikore. Ajo edhe një herë ka dëshmuar për zërin e saj të mrekullueshëm dhe tregon edhe një herë se mund të këndojë në shumë gjuhë pa problem.

Në këtë projekt të saj ajo pasqyron kultura të ndryshme dhe në mënyrën më të mirë siç di vetëm ajo.

Duni ka kënduar edhe më parë në gjuhë të ndryshme. Ajo me muzikën e saj të veçantë ka fascinuar edhe zviceranët të cilët e vlerësojnë shumë. Zëri i saj dhe muzika e saj është e veçantë. Kujtojmë që Duni ishte larguar nga Shqipëria drejt Zvicrës në moshën 10-vjeçare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button