Besart Berisha e refuzon Shqipërinë

Besart Berisha e ka refuzuar sërish Kombëtaren Shqiptare. Kriza që po kalojnë sulmuesit aktualë të Kuqezinjve e ka detyruar selektorin Gianni De Biasi t’i bëjë ftesë sulmuesit kosovar.

Por, ai ka refuzuar. Kjo e ka detyruar vetë presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, që ka marrë mundimin për ta kontaktuar sulmuesin kuqezi, shkruan Sport Ekspres.

Burime pranë drejtuesve të FSHF-së konfirmuan se gjatë javëve të fundit ka pasur një kontakt telefonik me futbollistin 29-vjeçar që aktivizohet në Australi me Brisbane Roar.

Mirëpo, të njëjtat burime saktësuan se Berisha ka refuzuar sërish ftesën për t’u rikthyer në përfaqësuesen kuqezi.

“Ju falënderoj për interesimin, por e kam të pamundur t’i përgjigjem pozitivisht ftesës suaj, edhe pse dëshira për t’u rikthyer në Kombëtare është e madhe”.

“Jo vetëm që luaj futboll këtu, por kam ndërtuar edhe jetën time në Australi. Në këto kushte mendoj se është shumë e vështirë që unë të vi edhe për ndeshje të Kombëtares. Largësia është e madhe dhe kjo më pengon shumë”, është përgjigjur Berisha.

Lajme të ngjashme

Back to top button