Nikollovski: Nuk planifikojmë takim liderësh me kriminelët

“Bllokada e Kuvendit patjetër duhet të ndalojë pasi që është në dëm të të gjithë qytetarëve Kemi plan dhe strategji dhe në momentin e dhënë do ta realizojmë për të mirën e Maqedonisë. Këto 67 deputetë do ta zhbllokojnë punën e Kuvendit dhe nuk do të lejojmë kurrfarë terrori që ta pengojë këtë shumicë demokratike që të formojë Qeveri të re”, tha deputet i LSDM-së, Lupço Nikollovski në konferencën e sotme për shtyp, njofton Portalb.mk.

“Ajo nuk do të jetë nëpërmjet mediave, por e operacionalizuar në Kuvend. Lëshimi i sotëm i sallës kuvendore do të thotë se heqim dorë nga replikat, por ashpër e kritikojmë udhëheqësin Trajko Veljanovski, për shkeljen e Rregullores”, tha Nikollovski.

Në pyetjen, nëse LSDM do të pranonte takim liderësh ai tha:

“Takim liderësh me kriminel nuk planifikojmë. Nuk do të merremi vesh, nuk do të bisedojmë me ta”, theksoi Nikollovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button