Maqedoni, rritet numri i të sëmurëve nga depresioni

Në Maqedoni, numri i pacientëve të sëmurë të mjekuar në spitale nga depresioni dhe nga çrregullimet depresive është rritur ndër vite. Në vitin 2010 numri i të mjekuarve në spital arrin 585, nga të cilët 196 bura dhe 389 gra, ndërsa në vitin 2015 ky numër ka arritur 803 nga të cilët 257 burra, ndërsa 546 gra, që paraqet rritje të pacientëve të mjekuar në spital nga 37 për qind.

Këtë e theksoi sot drejtori i Institutit për shëndet publik të Republikës së Maqedonisë, Shaban Memeti në konferencën për shtyp me rastin e 7 prillit, Ditës botërore të shëndetit, i cili i dedikohet nevojës nga parandalimi i depresioni, ndërsa motoja është “Depresion: Eja të bisedojmë!”.

Depresioni, theksoi ai shkakton dhimbje mendore, ndikon tek njerëzit dhe ua zvogëlon aftësinë për kryerje të detyrave të çdoditshme të thjeshta. Potencoi se pasojat ndonjëherë mund të jenë katastrofike  në raport me lidhjet familjare dhe miqësore.

“Personat që janë të sëmurë nga depresioni nuk mund t’i kryejnë detyrimet e tyre profesionale dhe si pasojë e kësaj kjo e vë në pikëpyetje ekzistencën e tyre. Në rastin më të keq depresioni mund të sjellë deri në vetëvrasje”; tha Memeti.

Theksoi se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kumtuan se numri i personave që jetojnë në depresion është rritur për më shumë se 18 për qind në krahasim me periudhën mes viteve 2005 dhe 2015.

Pr.dr. Antoni Novotni nga Klinika universitare për psikiatri, i cili është këshilltar nacional i OBSH-së për shëndetin mendor, tha se depresioni është sëmundje që mjekohet dhe është shkaku i dytë për invaliditet në botë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button