Veljanovski: Për t’u ngritur nga karrigia do të prisni pak, atë dëshirë nuk ua plotësoj

Aleksandar Kiracovski në vazhdimin e tetë të seancës konstituive tha se kryesuesi i seancës, Trajko Veljanovski është përgjegjës, pasi që sipas tij, ai është çelësi për zgjidhjen e krizës politike, njofton Portalb.mk.

“Nëse do të punonte sipas Rregullore, 90% të deputetëve do t’u merrej fjala, pika e rendit të ditës do të ishte mbaruar, do të zgjidhnim kryetar, mandje edhe Qeveri të Maqedonisë. Për atë zotëri Veljanovski ose punoni në interes të qytetarëve ose lëshojeni karrigen”, kërkoi Kiracovski.

Veljanovski i është përgjigjur se nuk ka të drejtë që ta shkurtojë të drejtën e deputetëve dhe tha se për replikë të fjalimit të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukoski janë paraqitur 70 deputetë.

“Ndërkaq për ngritje nga karrigia do të prisni pak, atë dëshirë nuk ua plotësoj”, tha Veljanovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button