Në kërkim të lumturisë

Të jesh i lumtur lidhet ngushtë me mënyrën e të jetuarit. Një jetë e mirë, marrëdhënie të mira me njerëzit dhe partner/in/en qe ju rrethojnë, marrja e përgjegjësive etj çojnë në një jetë të lumtur….

Kërkimi i lumturisë është një proces i vazhdueshëm gjatë gjithë jetës. Çelësi i vërtetë i lumturisë është “të duash gjërat e duhura dhe ta bësh këtë në mënyrë të drejtë”. Marrëdhëniet e ndërtuara në bazë të rregullave të etikës janë shtysa kryesore drejt lumturisë.

Por njerëzit janë kaq të ndryshëm nga njëri tjetri sa edhe koncepti i lumturisë ndryshon. Disa janë tipa me të shoqërueshëm disa të tjerë janë më të ndrojtur. Disa ndihen të lumtur gjatë një shëtitje në një park të qetë, disa të tjerë ndihen të lumtur kur lexojnë një libër të bukur, disa gjatë udhëtimeve aventureske apo në qytetet romantike etj.

Por, në çfarëdo lloj mënyrë që ta kërkoni lumturinë, ajo gjithmonë është e lidhur ngushtë me dashurinë. Ata që gjejnë lumturinë nëpërmjet dashurisë janë më të prirur për të sjellë nota lumturie dhe pozitive tek të tjerët. Ka një kategori njerëzish të cilët edhe pse kanë gjithçka kanë dashur, nuk janë të lumtur. Ata mendojnë se u mungon indiferentizmi dhe pavarësia për të qenë të lumtur. E vërteta është që pasuria nuk e blen dot lumturinë, ndërsa marrëdhëniet e forta e të sinqerta po. Burimet e lumturisë janë të panumërta por jeni ju ata që duhet t’i jepni rëndësinë e duhur./ Living.al

Lajme të ngjashme

Back to top button