Ivanov në Stamboll: Kriza në Evropë është edhe mundësi për zgjidhje të reja

Kjo është koha kur e gjithë bota transformohet. Evropa dhe Azia nuk kanë qenë kurrë më mirë të ndërlidhura nga aspekti infrastrukturor, ekonomik dhe enegjetik. Por, njëkohësisht, Evropa dhe Azia, nuk kanë qenë kurrë kaq nga aspekti kulturor dhe civilizues të tjetërsuar, me rritjen e ksenofobisë dhe frikës nga diferencat, porositi presidentit i Maqedonisë, Gjorge Ivanov hapjen solemne të jubileut të 20-të të Forumit euroaziatik ekonomik, që po mbahet sot dhe nesër në Stamboll.

Në Forumin euroaziatik ekonomik, i cili tradicionalisht mbahet çdo vit në Stamboll marrin pjesë burrështetas aktualë dhe të mëparshëm, presidentë, kryeministra, ministra, personalitete të njohur nga jeta shoqërore dhe politike, sektori joqeveritar dhe bashkësia e biznesit nga 40-të shtete.

Disa samitet e fundit i janë kushtuar temave si kriza e migrantëve dhe terrorizmi. Këtë vit  Forumi euroaziatik ekonomik, mbahet me temën “Njerëzimi në udhëkryq”, ndërsa mes temave të diskutimit do të jenë edhe sfidat me të cilat përballet Bashkimi Evropian.

Në këtë kontekst, në hapjen solemne të forumit, presidenti Ivanov, siç kumtoi kabineti i tij, porositi se Evropa mbetet superfuqi e stilit jetësor. “Edhe pse kjo superfuqi tani është në krizë, nuk guxon të harrohet se kriza është edhe mundësi për zgjidhje të reja”; theksoi Ivanov në fjalim.

Presidenti Ivanov nesër do të mbajë fjalim në sesionin presidencial të forumit.

Organizator i Forumit ekonomik euroaziatik është fondacioni Marmara, grup për hulumtime ekonomike dhe shoqërore i cili ka për qëllim avancimin e marrëdhënieve mes BE-së dhe vendeve nga Azia Qendrore dhe Lindja e Afërt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button