Siri: Numri i të vrarëve nga sulmi i dyshuar kimik arriti në 72 vetë

Numri i të vrarëve nga sulmi i dyshuar me armatim kimik kundër një qyteti nën kontrollin e kryengritësve në Siri, ka arritur në 72 vetë, tha sot Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri, derisa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, sot më vonë gjatë ditës, përgatitet për një seancë urgjente për të diskutuar për këtë çështje, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Më parë ishte raportuar për 58 vetë të vrarë.

Vlerësohet se ndër të vrarët gati gjysma janë fëmijë dhe femra.

Ky observator nuk ishte në gjendje të thotë se çfarë materjeje kimike ishte përdorë në sulmin e djeshëm vdekjeprurës në qytetin, Khan Sheikhoun, por personeli lokal mjekësor tha se ishte e mundshme, që është përdorë gazi Sarin.

Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera e kanë fajësuar qeverinë e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, për këto vrasje, ndërsa Rusia, që ka autoritet për të paraqitur veto në Këshillin e Sigurimit, e ka mbrojtur aleatin e saj, Bashar al-Assad.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se ky sulm ishte psojë e rrjedhjes së gazit nga një depo e armatimit të kryengritësve, pasi ishte goditur nga sulmet ajrore të qeverisë së Sirisë. Qëndrim të këtillë kishte edhe qeveria e presidentit Assad.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button