Ngritet aktakuzë kundër personit që goditi për vdekje 19 vjeçarin

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka dërguar aktakuzë deri te Gjykata Themelore Shkupi 1, kundër J.D. për vepër penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion të përfshira në Nenin 300, 297 dhe 12 të Kodit Penal, njofton Portalb.mk.

Ngjarja për të cilën është ngritur aktakuzë ndaj J.D. ka ndodhur më 20 shtator të vitit 2016, në rrugën rajonale Shkup-Veles. J.D duke vozitur motoqikletën ka goditur 19 vjecarin i cili pas 10 ditëve ndërroi jetë.

Në bazë të gjetjeve në raportet e urdhërave të lëshuar, nga prokurori Publik është vërtetuar se i akuzuari nuk iu është përmbajtur rregullave për pjesmarrje në trafik. Në momentin e fatkeqësisë ka qenë në gjendje të rënduar mendore dhe në ndikim të alkoolit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button