Tuna në shtratin e Bob Marleyt

Po shijon momente pushimi në Xhamajka bashkë me të dashurin Cozman. Dhe derisa po shijon rrezet e diellit dhe plazhin, këngëtarja Altuna Sejdiu- Tuna përmes rrjeteve sociale po tregon edhe vendet që ajo ka zgjedhur për të vizituar.

Ndërsa përmes disa fotografive të realizuara kohë pas kohe, Tuna ka treguar se ka vizituar vendlindjen e këngëtarit Bob Marley, ajo gjithashtu ka vizituar strehën ku këngëtari kishte inspirim për realizimin e këngës “Is This Love”.

“Bob Marley’s bed, which was the inspiration for “we’ll share the shelter of my single bed” in the song “Is This Love” (Shtrati i Bob Marley-i, i cili ishte frymëzim për “ne do të ndajmë strehën në shtratin tim të vetëm” në këngën “A është Kjo Dashuri”), kishte shkruar karshi fotos së publikuar Tuna.

Lajme të ngjashme

Back to top button