LSDM: Gruevski patjetër të pajtohet se këtu është fundi i platformës së naftës

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) në një kumtesë të dërguar sot thonë se është e patolerueshme që për platforma të naftës dhe biznesit të Sasho Mijallkov dhe Nikolla Gruevskit të bllokohet Kuvendi dhe formimi i Qeverisë si nga VMRO-DPMNE por edhe nga Gjorge Ivanov, njofton Portalb.mk.

“E patolerushme është që për platformat e naftës dhe biznesit të Sasho Mijallkovit dhe Nikolla Gurveskit deri në moment të fundit deputetët e VMRO-DPMNE-së të bllokojnë Kuvendin, kurse Gjorge Ivanov të mos e jep mandatin vetëm që të mbrojë krimet në llogari të interesit shtetëror”, thuhet në kumtesën e LSDM.

Nga LSDM vlerësojnë se Gruevski dhe Ivanov duhet të ndalojnë së punuari që Maqedonia të bëhet shtet binacional.

“Ivanov dhe Gruevski nuk guxojnë që edhe më tej të punojnë për shtet binacional dhe të pengojnë shoqërinë, e cila qartë është e orientuar për përparim të anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO”, thonë nga LSDM.

Por nga LSDM shtojnë se eurokomesari Johanes Han, kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk por edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Maqedoni, Xhes Bejli, e kërkuan të njëjtën gjë, ndërrim të vendimit të Gjorge Ivanov, sundim të së drejtës, respektim i parimeve demokratike dhe shumicës parlamentare me qëllim që të formohet Qeveri e re dhe të zgjidhet kriza politike dhe institucionale në Maqedoni.

Ata thonë se Gruevksi nuk ka kë të integrojë, qytetarët zgjodhën për ndryshim të pushtetit kriminal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button