Rekordi më i ri botëror i ecjes në litarë

Aventuristi francez, Andy Lewis, ka shënuar rekord të ri botëror duke ecur mbi litarë në një lartësi prej 1 219 metrash. Lewis ka arritur të thyej këtë rekord pasi ka kaluar litarin ndërmjet dy balonave në gjatësi prej 12 metrash.

Rekordin e tij 27-vjeçari e ka vënë mbi një shkretëtirë në afërsi të Las Vegasit.
“Është ndjenjë e jashtëzakonshme të qëndrosh mbi litar. Kam pasur shumë dyshim, mirëpo nervoza u shndërruar në entuziazëm, e pastaj entuziazmi në përqendrim. Më pëlqejnë sfidat”, është shprehur aventuristi francez, Lewis. 

Lajme të ngjashme

Back to top button