Në Maqedoni ka tre aeroplanë privat

“Në Maqedoni ka të regjistruar gjithësej 37 aeroplanë civil”, shkruan në regjistrin e aeroplanë të regjistruar të Agjencisë për Aviacion Civil, të cilët së fundmi janë evidentuar më 13 mars të këtij viti.

Dje Prokuroria Speciale Publike (PSP) kumtoi se kontrollon pronësi të funksionarëve dhe ndërmarrjeve, pasi që deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, në profilin e tij në “Facebook” publikoi dokument të PSP-së të cilën e ka dërguar deri te Agjencia për Aviacion Civil, me të cilën kërkonte informata të detajuara nëse Milloshoski posedon aeroplanë.

Në regjistrin ku evidentohet aeroplanë , nuk është emri i Milloshoskit.

Nga ajo që mund të shihet, mes aeroplanëve të regjistruar janë “Lirxheti” qeveritar, pastaj “Pajperi”, njëri në emër të ndërmarrjes nga Beogradi “Nju Ejxh Investment (Neës Age Investment), ndërkaq tjetri “Trans Inter SH.P.K”/

Rade Ivanovski nga Shtipi, në regjistër shkruhet se është pronar i dy aeroplanëve njëri “Cesna 172H” (CESSNA 172N) dhe njëri “Moran Slnie MC894A” (MORANE SULNIER MS-894-A.

Përveç Ianovskit, edhe një “Cesna” (CESSNA F172M) është e regjistruar në emër të Ismail Limanit.

Nëse kërkohet në “Google” Rade Ianovski,  mund të gjendet se në mesin e banorëve të Shtipit i cili është i njohur si pilot, i cili ka punuar për një aviokompani në Ruandë, ndërkaq më parë edhe për një kompani në Indi dhe Tunis. Ai përpara disa vjetëve ka ardhur në Maqedoni, mes tjerash edhe për të biseduar me Agjencinë për Aviacion Civil rreth nevojës për formim të aviokompanisë së Maqedonisë.

LEXO: Kontrolli i pronës së Milloshoskit, ja çfarë thotë Prokuroria Speciale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button