Candice, mahnitëse me pozat në Brazil

Modelja me famë botërore Candice Swanapoel ka shfrytëzuar dhe një mundësi për të shfaqur hiret e saj mahnitëse. 

Gjatë një seti xhirimesh në Fernando de Noronha, në Brazil, modelja 25 vjeçare ka nxjerrë në pah forma të shkëlqyera nën bluzën blu gjysmë të shkopsitur. 


Afrikanojugorja, të cilës i takoi nderi i të veshur të reçipetave 10 milionë dollarëshe në sfilatën e fundvitit 2013 të “Victoria’s Secret”, duket e angazhuar fuqimisht në promovimin e imazhit të saj, ndërsa ka nisur një fushatë të vrullshme publicitare nëpërmjet regjistrimeve të saj në spote të panumërt gjatë javëve të fundit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button