KB: Shtatë milionë njerëz në nevojë “kritike” për ushqim

Pothuaj shtatë milionë njerëz në Siri kanë nevojë kritike për ushqim, ndërsa situata përkeqësohet gjithnjë e më shumë çdo ditë nga lufta që po vazhdon, deklaroi një përfaqësues i Programit botëror për ushqim të KB-së.

“Numri i njerëzve, të cilët kanë nevojë për ushqim në Siri ka tejkaluar gjashtë, gjegjësisht shtatë milionë, njerëzit kanë nevojë kritike për ushqim”, deklaroi Muhanad Hadi, drejtor rajonal i SPH për Sirinë.

“Siç kalojnë ditët dhe muajt, numri i njerëzve, të cilët kanë nevojë për ushqim rritet. Situata në terren nuk përmirësohet. Për shkak të kësaj, më shumë vuajnë fëmijët”, deklaroi ai.

Hadi është në Bruksel në konferencën ndërkombëtare për Sirinë në organizim të BE-së. Prodhimi i ushqimit në Siri është zvogëluar në nivelin më të ulët. Shumë fermerë janë detyruar t’i braktisin pronat e tyre, të paaftë që të përballen me çmimet e larta të materialit të farave dhe karburantit për traktorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button