Diaz akoma sikur 25 vjeçe

Një nga yjet më të kërkuara të Hollivudit, Cameron Diaz vazhdon të mahnit me fizikun e saj tërheqës. Aktorja 41 vjeçare e cila ka kaluar disa ditë pushimi në Karaibe javën e kaluar, nuk është treguar aspak e ndrojtur për të bërë poza tërheqëse. Madje në foto ajo duke se është e kënaqur jashtë mase. 

Në një moment, Cameron u ka bërë një shou striptizmi mikeshave të saj duke dalë “topless”, por duke mbuluar gjoksin me duar.

Diaz ka thënë kohët e fundit se e ka pranuar faktin që nuk mund të qëndrojë e re gjithmonë.

“Është diçka graduale dhe njeriu nis ta pranojë veten edhe pse në Hollivud të gjithë duan të duken sikur janë 25 vjeç”, ka theksuar Cameron Diaz.

Lajme të ngjashme

Back to top button