Kombëtaren shqiptare të hendbollit do ta udhëheq shkupjani Ismaili

Trajneri i KH Rinia nga Shkupi, Muhamed Ismaili tani më është zyrtarizuar seleksionues i kombëtares së hendbollit të Shqipërisë në konkurrencë të meshkujve. Këtë e ka konfirmuar vetë Ismaili, i cili është një nga punonjësit më të zellshëm në këtë sport.

Emërimi i Ismailit si seleksionues i kombëtares shqiptare është një rast historik, pasi me kërkesë të presidentit të Federatës shqiptare të Hendbollit, Nesim Jahollari bëhet trajneri parë nga Maqedonia që do të drejtojë një kombëtare të Shqipërisë, me të cilin Shqipëria shpreson që të përmirësojë gjendjen aktuale të hendbollit. Shqipëria e udhëhequr nga Muhamed Ismaili që nga qershori i këtij viti do të jetë pjesëmarrëse e Kampionatin Evropian të Federatave në Zhvillim, që do të organizohet nga 12 deri më 18 qershor në Bullgari. /Portalb.mk/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button