Në Gjenevë gjendet trupi i pa jetë i një shqiptari

Në qytetin e Gjenevës të hënën në mëngjes është gjetur trupi i pajetë nën një dru të vogël, pranë Kolegjit të Shëndetësisë në Gjenevë.

Zyra e prokurorit në Gjenevë ka iniciuar hetimet nën dyshimin për vrasje, transmeton Albinfo.
Bëhet fjalë për një shqiptar rreth 30-vjeçar, siç njoftoi Prokuroria e Gjenevës të martën. Vendi ku është gjendur trupi është i njohur si vend i dilerëve të drogës.

Hetuesit dyshojnë se njeriu ishte mbytur. Duket të jetë rrahuar për vdekje, thonë ata. Trupi ishte zbuluar të hënën, në orën 7 të mëngjesit, nga një grua që ishte duke shëtitur me qenin e saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button