SHBA-të mbyllin ambasadën siriane në Uashington

Shtetet e Bashkuara e kanë mbyllur Ambasadën siriane në Uashington, dhe ua kanë bërë me dije diplomatëve sirianë që të largohen nga vendi, përveq atyre që janë shtetas të ligjshëm të SHBA-ve.

Ky veprim vjen menjëherë pasi që qeveria siriane ka pezulluar shërbimet kosnullore për sirianët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

I dërguari i posaçëm i SHBA-ve në Siri, Daniel Rubinstain, tha gjatë një deklarate të dhënë, se për Uashingtonin është i papranueshëm fakti që njerëzit e emëruar nga regjimi i presidentit Bashar al-Asad, të kryejnë veprimtari kosnullore dhe diplomatike në Shtetet e Bashkuara.

Ai e akuzoi qeverinë siriane për mizori ndaj popullit të vet duke krijuar një katastrofë humanitare gjatë luftës 3 vjeçare.

Përveç në Uashinton, do të mbyllen edhe konsullatat siriane në shtetet Michigan dhe Texas.

Lajme të ngjashme

Back to top button