Vepra interesante, aktuale, plot aktivizëm më 6 prill në Galerinë Nacionale të Maqedonisë

Në 6 prill në Galerinë Nacionale të Maqedonisë, në Qendrën multimediale Malla Stanica do të mbahet ekspozitë e Galerisë Nacionale të Kosovës.

Projekti me titull AR 2016 (YOUNG ART 2016) përfaqëson projektin më të mirë të realizuar deri tani në Kosovë në sferën e artit konceptual bashkëkohor. Është quajtur i tillë për disa arsye: është një nga ekspozitat e specializuara për artistë të rinj deri më 40 vjet; i organizuar sipas standardeve dhe trendeve botërore, i vlerësuar nga tri komisione të pavarura njëra nga tjetra, gjegjësisht: një juri përzgjedhëse, ekip kuratorësh dhe komision shpërblyes (të treja të pavarura nga Galeria Kombëtare e Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës së Kosovës).

Në komision bënin pjesë emra botërorë të skenës së artit figurativ shqiptar, si Sisli Xhafa- përfaqësues i sivjetshëm i Kosovës në Bienalen e Venecias, artist me renome botërore dhe Adrijan Paci, artist shqiptar i cili jeton dhe krijon në Itali, ndërsa ka një biografi të jashtëzakonshme me pjesëmarrje në manifestimet më të rëndësishme botërore si Bienalja e Venecias – dy herë, Manifesta, Bienalja në Lion, Bienalja e Havanës dhe shumë të tjera. Shpërblimi kryesor për fituesin e vendit të parë është qëndrim në një nga qendrat botërore të artit për një periudhë të caktuar.

Në Malla Stanica do të keni mundësinë të shikoni përzgjedhjet nga projekti nëpërmjet  veprave të (5) autorëve dhe/ose grupeve artistike. Agron Blakçori (vend i parë), Bujar Sulejmani, Kolektivi Haveit, Jetula Sulejmani dhe Luan Bajraktari.

Vepra interesante, aktuale, plot aktivizëm dhe interaktive të të gjithë pesë përfaqësuesve/pjesëmarrësve të ekspozitës Young Art 2016, të cilat ia vlejnë të shikohen, në mënyrë që të ndiqen interesat e skenës së re të artistëve të Kosovës, e cila ngadalë por me siguri po zë vend në skemën botërore të artit. E theksojmë performansën live të kolektivit Haveit, si një ngjarje ekskluzive të hapjes së ekspozitës. Haveit është kolektiv artistik i Kosovës i përbërë prej 4 artisteve kreative, projektet e të cilave si video dhe performansa kanë aspekt shoqëror dhe përfaqësojnë luftën për barazi shoqërore dhe gjinore të gruas në Kosovën patriarkale, luftën kundër stereotipeve dhe dominimit të popullatës mashkullore në shoqëri.

Programi i këtij Projekti fillon në orën 19, në 6 prill (të enjten) në Malla Stanica. 

AR 2016 2x5 (800x452)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button