Klubi Diplomatik: Përkeqësohet pozita ndërkombëtare e Maqedonisë

Klubi Diplomatik shpreh shqetësim për siç thonë ata përkeqësimin e pozitës ndërkombëtare të Maqedonisë me vazhdimin e krizës politike në vend dhe implikimet e partnerëve ndërkombëtarë të kontribuojnë për tejkalimin e saj të shpejtë, njofton Portalb.mk.

“Qartë shihet se përpjekjet e tyre për tejkalimin e krizës me procedura demokratike nuk pranohen nga strukturat më të larta shtetërore të Maqedonisë, me çka e rrezikon zhvillimin e marrëdhënieve me Maqedoninë dhe BE-në, të cilët janë të vendosura me Marrëveshjen për stabilizim dhe asocim, statusin kandidat të Maqedonisë, liberalizimi i vizave, e deri në humbjen e rekomandimit për hyrje të Maqedonisë në BE”, thuhet në kumtesë.

Ata gjithashtu shtojnë se është indikativë mënyra e shprehjes së kryetarit të Këshillit të Evropës, Donald Tusk, i cili pas bisedës me presidentin Gjorge Ivanov, foli për zhgënjimin e tij nga mospranimi i përpjekjeve të Brukselit për krijime të kushteve për stabilitet të Maqedonisë duke ua dhënë mandatin përformim të Qeverisë, shumicës parlamentare.

“Vërejtjet e tij të shkurtra dhe direkte çojnë deri në mundësinë për ndryshim drastik të trajtimit të Brukselit që do t’ia bënte Maqedonisë, gjegjësisht paraqet paralajmërim për izolim edhe më të thellë të Maqedonisë dhe dëm në zhvillimin dhe sigurinë e vendit”, shtojnë nga Klubi Diplomatik.

Si funksionarë shumë vjeçar, anëtarët e Klubit Diplomatik theksojnë se ka ardhur koha për përmbysje radikale ndaj sjelljeve të funksionarëve të Maqedonisë për zbatimin e obligimeve që i kanë marrë nga marrëveshjet ndërkombëtare me qëllim që të arrihen qëllimet strategjike dhe integrimi i vendit në strukturat evropiane dhe atlantike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button