“Jugohromi” ka ndërprerë punimet për vendosjen e filtrave!

Kombinati “Jugohrom” ka ndërprerë tërësisht punimet për vendosjen e filtrave. Sipas drejtuesve të fabrikës vendimi i tillë është marrë për shkak të refuzimit të kërkesës për hapjen e fabrikës dhe vijimin paralelisht të punimeve për vendosjen e filtrave. Megjithatë Ministria e Ekologjisë mbetet fuqishëm në qëndrimin që fabrika të hapet vetëm pas përmbushjes së standardeve ekologjike, njofton Alsat M.

“Bisedat ishin pak të ashpra sepse kishte mendime të kundërta dhe zoti Bashkim Ameti kërkonte që të kryhen filtrat pastaj të vazhdohet me punë kurse kërkesa jonë ishte që këtë afat deri sa s’ka ndotje, nga prilli deri në tetor të punojmë dhe paralelisht të instalojmë filtrat”, tha Bajram Amiti, kryetar i Sindikatës së Jugohromit.

Ndërkaq organizata për mbrojtjen e mjedisit EcoGuerilla ka publikuar sot rezultatet e fundit nga matjet e ndotjes së ajrit. Sipas tyre që nga mbyllja e fabrikës ndotja e ajrit është ulur më shumë se 50%.

LEXO: U mbyll fabrika “Jugohrom” deri në mesnatë do të fikë furrat

LEXO: “Eco Guerilla”: Jugohromi ndoti me vite Tetovën!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button