Artan Grubi arsyeton bllokimet e VMRO-së

Artan Grubi arsyeton bllokimin e Kuvendit nga deputetët e VMRO DPMNE-së, duke thënë se një gjë të tillë e ka bërë edhe BDI-ja por edhe LSDM-ja. I pyetur lidhur me porositë e Tusk dhe zyrtarëve të lartë të Brukselit për krizën, Grubi në emisionin “200” përsëriti edhe një herë qëndrimin se kriza në Kuvend mund të zgjasë më shumë se sa pritej, madje katër vite, njofton Alsat M.

“Kishim porosi pa ekivoke nga Brukseli zyrtar drejtuar në veçanti Ivanovit dhe VMRO DPMNE-së për ta zhbllokuar situatën për të mos mbajtur peng qytetarin, zhvillimin ekonomik dhe paqen në vend. Por ama gjitha këto apele po vijnë në vesh të shurdhër pasi situata të cilën ne e shohim në Kuvend duket se do të zgjasë goxha si shumë dhe jo vetëm ato dy tre javë që mendonim që në fillim por nga pretendimet e deputetëve të VMRO DPMNE-së kjo mund të zgjasë deri në 4 vite. Këtë praktikë e ka bërë dhe LSDM e ka bërë dhe BDI, ju kujtohet Talat Xhaferri bllokonte kuvendi për ligjin e branitellave për javë të tëra”, tha Artan Grubi, BDI.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button