Saraj, nga automjete në lëvizje është shtënë ndaj dy personave, një i lënduar

Disa persona nga tre automjete të udhëtarëve mbrëmë në orën 23:35 kanë shtënë drejt SH.A. dhe K.A., me ç’rast K.A. ka marrë plagë në këmbë.

Ngjarjen në polici mbrëmë rreth orës 23:35 e ka denoncuar SH.A. sipas të cilit në rrugën nga Saraji drejt fshatit Lubin nga fshati Gërçec së bashku me persona të tjerë me tre automjete kanë shtënë drejt denoncuesit dhe K.A. i cili ka qenë i lënduar në këmbë. Pas incidentit sulmuesit kanë ikur drejt fshatit Gërçec.

Në të njëjtën kohë B.L. ka denoncuar se në të njëjtin lokacion fizikisht është sulmuar nga ana e disa personave të panjohur me ç’rast ka marrë lëndime të mëdha dhe është dërguar në SPQ “Shën Naumi i Ohrit”. Po ndërmerren masa për zbardhje të rastit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button