Karanfillova-Panovska: Përpjekja për inskenim të rastit për paratë e USAID është jashtë logjikës së shëndoshë

Drejtorja ekzekutive e Fondacionit Shoqëri e Hapur Maqedoni, Fani Karanfillova-Panovska në emisionin e “Kanal77” ka thënë se paratë e Xhorxh Sorosit kontrollohen në mënyrë rigoroze nëpërmjet revizioneve trevjeçare, ndërkaq e tërë puna publikohet në faqen e Fondacionit, njofton Portalb.mk.

“Shfrytëzuesit e granteve kalojnë nëpër disa faza të kontrolleve nga disa faqe dhe është akuzë mjaft e rëndë që të thuhet se me mjetet e donatorëve mund të bëhet krim. Ne jemi në javën e pestë nën hetim të DAP-it për pesë vjet më parë, paralelisht janë ngritur edhe veprime parahetimore nga ana e Prokurorisë Publike me të cilën janë angazhuar edhe MPB dhe Policia Financiare të cilët kërkojnë te 20 organizata joqeveritare se çfarë ka ndodhur me mjetet të cilat kanë ardhur nga USAID”, tha Karanfillova-Panovska.

Panovska thotë se nuk duhet të nënvlerësohet fuqia e institucioneve të cilat janë në duart e pushtetit aktual, të cilët mund të inskenojnë rast për paratë e USAID-it.

“Të provoni të bëni rast për paratë e USAID-it, mjete të popullit amerikan, të cilët vijnë me procedura rigoroze të vlerësimit se si janë shfrytëzuar, është jashtë logjikës së shëndoshë. Unë qetë fle, puna jonë është e hapur dhe transparente”, shtoi drejtorja e FSHH-së.

Sipas saj, ka keqkuptime dhe pa-informim rreth shoqërisë civile “që do të thotë se qytetarët duhet që të vetëdijesohen dhe t’i mbrojnë të drejtat e tyre dhe të informohen se si harxhohen paratë e tyre”.

Panovska i ka hedhur poshtë akuzat e VMRO-DPMNE-së se Fondacioni për Shoqëri të Hapur e ka financuar “Revolucionin Laraman”.

“Për momentin jemi nën hetim të shumë institucioneve, nëse do të kishte diçka të tillë, në këtë shtet ku partia ka gjithçka në kontroll dhe e di çdo denarë ku shkon, ai do të ishte rast serioz”, thotë Karanfillova-Panovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button