Në vend të hapësirës së gjelbërt, deponia në Haraçinë dita ditës po rëndohet

Përkundër premtimeve të shumta të zyrtarëve të pushtetit lokal dhe atij ekzekutiv, vite me radhë problemi me deponinë e zezë në fshatin Haraçinë qëndron i njëjtë. Kandidati për kryetarë komune, nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Brahim Ajvazi,  në fushatën e tij parazgjedhore të zgjedhjeve lokale (2013) në Haraçinë kishte paraparë zgjidhjen e këtij problemi, duke premtuar që deponinë në këtë vend, do ta bëjnë park të gjelbëruar. Deri më tani (03.04.2017) ky premtim është i parealizuar,  shkruan Vërtetëmatësi, njofton Portalb.mk.

Më poshtë në mënyrë kronologjike do të lexoni si ka shkuar procesi premtimeve dhe mos-realizimit.

“Këtë problem do ta zgjidhim përfundimisht me ndihmën e Ministrisë së Ekologjisë dhe aty afër varrezave të dëshmorëve do të bëjmë një hapësirë të gjelbërt”. (burimi: Konventa promovuese e BDI-së në Haraçinë, 08.03.2013)

Kjo deponi, edhe pas disa një viti që kur Kryetari i Komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi premtoi se do ta shëndërroj atë në hapësirë të gjelbëruar, ajo dita ditës po rëndohej edhe më shumë. Ndërkohë, nga Ministria e Ambientit Jetësor, kishin porositur që deponitë e tilla të rrethohen dhe izolohen nga qasja e njerëzve dhe kafshëve.

“Ne kemi kërkuar nga komunat që të bëjnë rrethimin e deponive aktuale edhe pse nuk i plotësojnë standardet, dhe në njëfarë mënyre të krijojnë kushtet që të mos lejojnë qasjen edhe të njerëzve edhe të kafshëve në ato deponi, sepse ajo shndërrohet edhe në përcjellje të sëmundjeve të ndryshme”. (burimi: Alsat-M, 09.01.2014)

Ndërsa, Kryetari i Komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi kishte deklaruar se janë marrë disa masa, por që sipas tij faj kanë edhe kalimtarët të cilët në mënyrë të pakontrolluar hedhin mbeturinat aty.

Ne jemi munduar që të marrim disa masa në këtë drejtim, kemi pastruar disa herë deponinë, kemi rrethuar deponin, kemi vendosur edhe një rojtar por shihet se përsëri ky problem nuk është i zgjidhur se qytetarët edhe vendkalimi që ndodhet aty, vazhdimisht hidhen mbeturina pa kontroll. Zgjidhje për këtë është vetëm nëse kjo deponi të merret të menaxhohet nga qyteti i Shkupit, mbeturinat të barten nga këtu në Drisëll ose diku tjetër“. (burimi: Alsat-M, 21.09.2014)

Edhe pse u dha një shpresë për zgjidhjen e këtij problemi të kahmotshëm, në realitet nuk është ndryshuar asgjë.  Në vend që të gjendet një zgjidhje, edhe higjiena komunale e cila dirigjohet nga komuna në fjale, të gjitha plehrat e fshatit i hedh në këtë hapësirë. Kryetari i Komunës, Brahim Ajvazi, kishte pohuar se ky veprim ishte bërë me dijenin e tij.

“Ne u detyruam ta marrim një kompani siç thatë edhe ju, që sivjet ta bëjmë një kontratë përkohësisht deri sa të rregullohet në atë vend që janë hedh më parë por jo afër rrugës, që qytetarët mos ti hedhin rrugëve në çdo cep”. (burimi: TV Shenja, 19.07.2016)

Së fundi, nga komuna e Haraçinës thonë se faji për këtë është i qytetarëve të papërgjegjshëm. Si duket, premtimi që deponia duhej të shëndrrohej në hapësirë të gjelbëruar, është harruar. Ndërsa, Kryetari i Komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi vazhdon të premton që çështja e deponisë do të rregullohet së shpejti.

“Kemi marr një shkresë që të emërohet një njeri nga ana e komunës për komunikim dhe punohet që komunat e qytetit të ndërtohet një deponi e përbashkët, ku do të bëhet riciklimi dhe grumbullimi i mbeturinave. Punohet në atë drejtim, jemi në kontakt në vazhdimësi”. (burimi: Faktiditor, 13.02.2017)

Nga e gjithë kjo që kemi arritur të vlerësojmë, mundë të përfundojmë që premtimi për rregullimin e çështjes së deponisë në Haraçinë, deri më tani (03.04.2017) është i parealizuar. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button