Lulëzon korrupsioni në Maqedoni, as Komisioni nuk e kryen punën!

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit në Republikën e Maqedonisë gjatë vitit 2015 ka shqyrtuar vetëm 43 nga 4.390 lista anketuese të parashtruara për kontroll të gjendjes pronësore. Kjo u bë e ditur nga Marija Sazdevska realizuese e hulumtimit “Vëzhgimi i punës së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Komisionit”, sot në panel diskutimin e organizuar nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis ”(IDSCS), njofton Portalb.mk.

“Verifikimi i listave anketuese nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Komisionit ka shënuar rënie. Ne vitin 2011 kemi pasur parashtrim të 2785 listave anketuese për kontroll të pronës kurse prej tyre 126 kanë qenë të verifikuara. Ndërsa në vitin 2015 kemi pasur 4390 lista anketuese të parashtruara kurse vetëm 43 prej tyre kanë qenë të verifikuara”, tha Marija Sazdevski.

Gjithashtu, në dekadën e fundit është ulur edhe numri i procedurave për përndjekje penale që mund ti ngrejë kundër personave në funksion.

Nga 45 ankesat e parashtruara deri te ky komision nga qytetarët që të gjitha janë hedhur poshtë si të pabaza. Si rezultat i kësaj qytetarët aspak nuk i besojnë KSHPK-së dhe prandaj për dallim nga viti 2007 në vitin 2015 kemi pasur ulje të ankesave të parashtruara.

Krahas këtyre, në luftën kundër korrupsionit ka ndikuar edhe kriza politike e tanishme në Maqedoni e cila ka pamundësuar zbatimin e reformave nga institucionet shtetërore, përfshirë këtu edhe KSHPK-në.

“Kriza politika ka ndikuar që të mos kemi funskionim të institucioneve dhe në mundësinë e tyre që të zbatojnë reforma. Këtu hynë edhe Parlamenti i cili tash për tash është i bllokuar dhe se nuk mund të pritet të sjellin vendimet në luftën kundër korrupcionit”, tha Misha Popoviq.

Ky panel diskutimi është pjesë e gjashtë diskutimeve të realizuara në Shkup, Podgoricë, Tiranë, Beograd, Sarajevë dhe Prishtinë ku si temë e tyre është korrupcioni dhe lidhja e saj me institucionet politike dhe ndikimin e saj në rritjen ekonomike të shteteve të Ballkanit Perëndimor, pjesë projektit të përbashkët ndërmjet IDSCS-së dhe Akademisë Evropiane dhe Shkollës për Studime Politike në Visegrad.

Sipas Ligjit, personat zyrtar janë të detyruar të plotësojë listë anketuese me regjistrim të hollësishëm të pronës së patundshme, sendeve të lëvizshme me vlerë më të madhe, letra me vlerë dhe kërkesa edhe borxhe, si dhe pronë tjetër që është në pronën e tij, ose pronë të anëtarëve të familjes së tij, me theksimin e bazës së fitimit të pronës së paraqitur dhe deponon deklaratë të notifikuar nga noteri për heqje dorë nga mbrojta e sekretit bankar lidhur me të gjitha llogaritë në bankat vendore dhe të huaja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button