Del në treg kartmonedha e re 50 euroshe, tepër e vështirë për t’u falsifikuar

Kartëmonedha e re 50-euro që del në treg sot do të jetë shumë e mbrojtur nga falsifikimet. Kartmonedha e re përmban pamje të Evropës dhe të mitologjisë greke, shkruan Lexo.al, përcjell Portalb.mk.

Me kartëmonedhat lidhen histori të çuditshme nga madhësia sa një pullë poste deri tek shifra miliardëshe për një bukë.

Deri më tani kartëmonedha më e vogël në botë ka ardhur nga Rumania. Në vitin 1917 Banka Kombëtare e Bukureshtit  nxorri në qarkullim një kartëmonedhë 10-bani – si valutë në nevojë. Për shkak se gjatë Luftës së Parë Botërore lëndët e para për prodhimin e monedhave metalike ishin shumë të kufizuara, duhej që të përdoreshin kartëmonedha edhe për vlera të ulët të parave. Kartëmonedha e atëhershme rumune me 27,5 herë 38 milimetër në ngjyrë kafe-të gjelbër kishte madhësinë e një pulle poste.

Ndërsa e papërshtatshme për kuletat ishte kartëmonedha më e madhe në botë, bankënota filipiniase 100.000 piso, e madhe sa një letër shtypi – DIN A4. Ajo u prodhua në vitin 1998, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Filipineve.

Kartëmonedha të forta

Prodhimi i kartëmonedhave i nënshtrohet prej kohësh teknologjisë më të lartë, jo vetëm për t’i mbrojtur ato nga fallsifikimet. Kartëmonedhat në euro nuk dëmtohen nga larja në lavatriçe me temperaturën 90 gradë, as zhubravitja e açetoni kundër manekyrit nuk përbën ndonjë problem për to. Para se të dalin në qarkullim ato duhet të kalojnë teste mjaft të vështira.

Por për shkak se përdoren më shpesh kartëmonedhat 5-euroshe kanë jetëgjatësi më të shkurtër, dhe pas 6 muajsh tërhiqen nga qarkullimi. Ndërsa ato 200 – apo 500 euroshe jetojnë me vite, sepse shumicën e kohës e kalojnë në kasaforta.DW

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button