Shtajnmajer: Bregziti është një sjellje e papërgjegjshme

Vendimi i Britanisë së Madhe për dalje nga BE-ja është i papërgjegjshëm, deklaroi presidenti i Gjermanisë, Frank -Valter Shtajnamer në fjalimin para Parlamentit Evropian.

Siç deklaroi korrespondenti i MIA-s nga Berlini, Shtajnamer i cili ka qenë ish ministër gjerman i Punëve të Jashtme, që në hyrje të fjalimit të tij ashpër e dënon vendimin për Bregzitin dhe “populizmin britanik”, duke premtuar se Gjermania do ta mbrojë Bashkimin Evropian, që sipas tij, është “trashëgimni e vlefshme e cila nuk duhet lënë, por duhet përmirësuar”.

Sipas Shtajnmajer, është naive dhe e papërgjegjshme që të shtyhen njerëzit të mendojnë se terrorizmi dhe ndryshimet klimatike mund të ndalohen me pengesa të mureve.

“Është tërësisht e papërgjegjshme të thuhet se në këtë botë çdo shtet evropian, mund të realizojë interesat e saj ekonomike pa BE-në”, tha presidenti gjerman.

Shtajnamer para deputetëve evropianë theksoi se konfirmimi i presidentit amerikan Donald Tramp se “Gjermania e keqpërdor BE-në për qëllime të veta ekonomike” është i pakuptueshëm sepse Gjermania është vendi më i madh dhe më i populluar evropian, por ekzistojnë limite që ajo mund të bëjë.

“Ndjejmë se një Evropë e fuqishme nuk është  vetëm në interesin tonë, por  është pjesë e identitetit tonë dhe prandaj duam që ta mbajmë BE-në së bashku dhe të ndërtojmë të ardhme të përbashkët”, deklaroi Shtajnamer në fjalimin para Parlamentit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button