Peticion për dorëheqje të presidentit Gjorge Ivanov

Në ueb-platformën “change.org” është ngritur online peticion që presidenti Gjorge Ivanov të japë dorëheqje për shkak rolit të tij në thellimin e krizës politike, njofton Portalb.mk.

“Ne, qytetarët e Maqedonisë, kërkojmë që Gjorgje Ivanov të jep dorëheqëje prej pozitës Kryetar i Republikës së Maqedonisë. Gjorgje Ivanov ka thyer ligjin dhe po e shtyn Maqedoninë në jostabilitet dhe në probleme me ndalimin e transferimit të qeverisë.
E rikujtojmë Ivanovin që në SHBA, Hillari Klinton fitoi tre milionë vota më shumë se Donalt Trump, mirëpo ai fitoi më shumë deputetë në “electoral college”, trupi i cili e shpall kryetarin. Paramendoni çfarë do të ndodhte nëse kryetari Obama nuk do të lejonte transferim të qetë të Qeverisë! Mendojmë se me dorëheqjen e Ivanovit do të mundësohet transferim i qetë i Qeverisë dhe do të qetësohet tensioni ndëretnik të cilën Ivanovi e nxiti me sjelljen e tij joligjore. Kryetari i ri i Parlamentit do të ishte në detyrë të përkohshme si kryetar i RM dhe do të jep mandatin shumicës së re parlamentare”, thonë nga iniciativa “Megafoni”.

Peticionin mund ta nënshkruani: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button